Limaj nuk përgjigjet pse Thaçi e Haradinaj mbrëmë vizituan deputetin Haxhi Shala

0
13

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka pranuar të komentoj vizitën e mbrëmshme që presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i kishin bërë deputetit të partisë së tij, Haxhi Shala.

Limaj iu shmang pyetjes pse Thaçi e Haradinaj kishin vizituan Shalën mbrëmë në shtëpinë e tij.

“Unë thashë Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja në koalicion kemi qenë të gjithë bashkë dhe kemi votuar pro”, tha Limaj shkurt.

Ndërkaq, i pyetur se pse nuk është publikuar ende marrëveshja e koalicionit me Listën Serbe, ai tha se nuk mund të jap përgjigje, sepse për këtë mund të përgjigjet vetëm kryeministri, Avdullah Hoti.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala gjatë seancës ku u votua për Qeverinë Hoti bëri të ditur se do votojë pro Qeverisë Hoti pas vizitës që i kishte bërë presidenti Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Para dy dite kam deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti. Por mbrëmë në vizitën që kam pasur në familjen time nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vota ime do të jetë pro”, ka thënë Shala në seancë.