AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti

0
11

Jetlir Zyberaj nga Aleanca Kosova e Re (AKR), ka thënë se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Zyberaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se partia e tij do të jenë në opozitë.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka marrë vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti, në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Thaçit për mandatarin Avdullah Hoti, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje këtë vendim e ka quajtur skandaloz. /Telegrafi/