24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Grenell kërkon të respektohet vendimi i Kushtetueses: Mezi pres të vazhdoj punën me qeverinë e re

I dërguari special i presidentit Donad Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë që të respektohet vendimi i Kushtetueses, i cili i dha të  drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Grenelli ka thënë se mezi pret të vazhdojë punën me qeverinë e re.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës”.

“Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell në komunikatën dërguar mediave.

Ndërkaq, sipas vendimit të gjykatës, dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles