Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ripërcaktimin e mbrojtjeve ligjore të dhëna për platformat e rrjeteve sociale, raporton BBC.
Do të thotë që platformat e tilla si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohen se bllokojnë postimet në mënyra “mashtruese”.
Drafti i urdhrit ekzekutiv thotë se rrjetet sociale janë angazhuar në “censurë selektive”.
Presidenti Trump ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.
Të mërkurën, zoti Trump akuzoi Twitterin për ndërhyrje në zgjedhje, pasi rrjeti social shtoi linka për verifikimin e fakteve në dy nga tweet-et e tij.
“Një veprim i madh për t’u ndjekur”, ka cicëruar ai në tweet-in e tij.