3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Thaçi vazhdon akuzat kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes, thotë se është koha të përballen me drejtësinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot akuzat kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar.

Thaçi në një postim në Facebook ka shpërndarë disa pamje siç thotë ai që dëshmojnë inkriminimin e Grupit Kurti dhe familjes politike të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, të cilët sipas tij, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, që nga dje po vazhdojnë akuzat e rënda, të ndërsjella Thaçi-Kurti.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/3027207234028595/?t=2

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles