Gjyshja 126 vjeçare me 400 pasardhës mposht coronavirusin

0
11

Eşe Gebelek është gruaja me më shumë se 100 vjet, me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa, që u bë personi më i vjetër në botë që e mposhti coronavirusin, në provincën Kahramanmaraş të Turqisë.

Sipas të dhënave zyrtare ajo i ka 126 vjet sipas të dhënave zyrtare, por ajo nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë, u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.

“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë”, tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.

Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Eşe”, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë.

“Ajo ka parë edhe fëmijët e nipërve dhe mbesave të saj. Ajo zyrtarisht ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400. ”

“Ajo kaloi një javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe një javë tjetër në dhomën e spitalit. Pasi u larguam nga spitali, ne e mbajtëm të izoluar për dy javë të tjera. Tani ajo është mirë”, tha Meyrem Gelebek, një nga nuset e Eşe Gebelek.

“Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore”, shtoi ajo.

Para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës të Gironas ishte personi më i vjetër që mundi virusin.