8.2 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti priti në takim Bordin e Përkohshëm të KEK-ut

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot zhvilloi një takim të përbashkët me Bordin e Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. A, të udhëhequr nga Kryesuesja e Bordit, Rrezarta Pllana, me anëtarët e Bordit, Arbnor Pula, Merita Kasapolli dhe Bezad Halilaj,  dhe me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të KEK Sh.a., Luigj Ymerin.

Kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit, me qëllim të arritjes së qëndrueshmërisë financiare të KEK-ut, përfshirë këtu ndalimin e keqpërdorimeve dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik.

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles