10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Java e ardhshme e gjen Kosovën me Qeveri të re

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kanë diskutuar me mandatarin për kryeministër, Avdullah Hoti për programin qeverisës dhe planin e punës së Qeverisë Hoti, ndërsa tha po ashtu se java e ardhshme e gjen Kosovën me qeveri të re.

I pyetur nëse beson se muaji i ardhshëm do të gjej Kosovën me një qeveri të re sipas Gashit, një gjë e tillë do të ndodh javën e ardhshme.

“Jo muajin e ardhshëm, por java e ardhshme”, tha Gashi.

Ai tha se programi qeverisës do të jetë i gatshëm brenda dy ditësh edhe për publikun dhe tha se njëra nga prioritetet e Qeverisë Hoti është edhe dialogu për të cilën tha se janë të gatshëm për këtë.

“Në aspektin e dialogut, programi qeverisës përmban orientimin strategjik të konfirmuar në Këshillin Strategjik të LDK-së, vitin e kaluar. Pra janë shtylla të konfirmuara në vitin 2019. Sa i përket vendimeve konkrete është edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Gashi.

Gashi shtoi se në momentin që publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese ai do të riaktivizoj kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

“Në momentin që të dal vendimi i gjykatës Kushtetuese unë si shef i Grupit Parlamentar do të riaktivizoj kërkesën për seancë të jashtëzakonshme dhe do të caktohet data dhe ora, dhe që kjo nuk do të merr më shumë se 24 orë”, tha Gashi.

Gashi tha se janë të ftuar të gjithë deputetët, megjithëse kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila vjen nga kjo parti nuk ka qenë e pranishme në këtë takim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles