Inspektorët e Prishtinës në terren, kontrollojnë lokalet nëse po u përmbahen rregullave

0
19

Inspektorët e Komunës së Prishtinës sot kanë dalë në terren për të kontrolluar lokalet nëse po u përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

Kështu ka bërë të ditur, kryeinspektori, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se duhet të mbahet pastërtia, masat mbrojtëse e distanca mes njerëzve që presin.

“Gastronomia, është një nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë. Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë ‘merre me vete’, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina. Inspektorët po i kontrollojnë lokalet, për të parë nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Pastërti, masa mbrojtëse, distancë mes njerëzve që presin. Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më heret mund të kthehemi në normalitet”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/