18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veliaj beson që shumë shpejt do të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, beson që është çështje ditësh se kur mund të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë.

Veliaj tha se qeveria Rama është duke e monitoruar ende situatën me pandeminë në vend, ndërsa bëri të ditur se më 1 qershor pritet të hapen çerdhet.

“Besoj punë ditësh. Qeveria po monitoron edhe këto ditë punën e COVID-19. Ka njerëz që kanë mbetur këndej e andej kufirit. Besoj për pak ditë. Ia kanë vlejtur masat drastike e marra nga qeveria për virusin COVID-19. Kemi hapur vetëm gjimnazet, d.m.th vetëm maturantët. Në datën 1 qershor do të hapim krejt kopshtet dhe çerdhet”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e rrëzimit të objektit të teatrit të qytetit, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ky objekt është ndërtuar në kohën e sundimit italian në Shqipëri dhe është shfrytëzuar për argëtimin e ushtarëve në atë kohë.

Siç tha ai, asnjëherë ky objekt ndër vite nuk është quajtuar objekt kulture.

“Jo nuk do të ketë pallat siç po thuhet. Fakti është ky, kombi shqiptar në 101 vite pavarësi nuk ka ndërtuar një teatër, po italianët ia kanë ndërtuar ushtarëve të vet një kazermë për të argëtuar ushtarët e vet. Ata e kanë menduar një objekt vetëm për 15 vjet si parafabrikat. Për disa vite ka funksionuar si gjykatë popullore. Qysh nga viti 1948 bashkia thotë që ky nuk është monument kulture.  Në 80 vite kurrë nuk ka qenë objekt kulture”, ka sqaruar Veliaj. /RTV Dukagjini

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles