Pas disa javësh zgjohet nga koma – i moshuari e kupton që është i infektuar me coronavirus, dhe që sëmundja ka kapluar botën

0
27

Një pacient me coronavirus kaloi shumë javë në një gjendje kome të induktuar, ndërsa ishte në një ventilator sa nuk e dinte që sëmundja e njëjtë ka kapluar botën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Brian Harvey, 69 vjeç, ishte vendosur në kujdes intensiv në muajin mars, dhe rezultoi pozitiv me COVID-19, pasi u fut në gjendje kome.

Ai ishte pranuar në spital me pneumoni, por nuk ishte i vetëdijshëm se ishte i prekur me coronavirus, si dhe nuk ishte në dijeni se ishte përhapur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kur Harvey u vendosë në kujdes intensiv rreth 5,000 njerëz në Britani kishin rezultuar pozitivë me rreth 230 vdekje të regjistruara.

Ai doli nga koma katër javë më vonë, por e kaloi edhe një javë tjetër para se të vinte në vete.

Familja e tij u detyrua t’i tregonte atij për krizën globale shëndetësore, pasi ai e kishte harruar plotësisht shpërthimin.