Kuvendi më 4 qershor seancë për Komisionin hetimor rreth menaxhimit me COVID-19

0
8

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me datën 4 qershor do të mbahet seancë plenare, ku edhe do të formohet Komisioni hetimor për menaxhimin me pandeminë Covid-19.

Ajo pas mbledhjes së kryesisë, tha se sot kanë trajtuar propozimin e 22 deputetëve për formimin e Komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë.

Sa i përket deputetit Etem Arifit, Osmani ka treguar se ka kërkuar nja interpretim edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Kuvendit, dhe kësisoj ka shtuar se kuvendi nuk ka se çka të bëjë në këtë rast.

“Gabimi ose lëshimi është bërë nga Komisioni qendror i zgjedhjeve që ka kritere të sakta brenda së cilës duhet ta mandatojë deputetin”, tha Osmani.