12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Albin, dil e thuaje qartë e zëshëm që homofobia është gabim dhe e patolerueshme

Ish-deputeti i partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se refuzimi i Zyrës së Kryeministrit për mbulimin e Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrat e Ylberit është i papranueshëm.

Ymeri këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se nëse është e vërtetë që Zyra e Kryeministrit ka refuzuar të bëj një gjest të tillë, është i papranueshëm pasi, përkrahja eksplicite për të drejtat e LGBTQI është e vetmja përkrahje e mundshme.

“Përndryshe kalkulimi elektoral me të drejtat themelore të njeriut, e veçanërisht duke shpërfillur pozitën e vështirë të grupeve të diskriminuara, e dëmton jashtëzakonisht shoqërinë tonë. Nëse një politikan si Kurti, i cili tërë angazhimin politik e ka nën flamurin e barazisë e emancipimit, struket në rehatinë elektorale të konzervatorizmit e të traditës, dëmi për shoqërinë është shumëfish më i madh se sa ta bënte kushdo tjetër”, shkruan Ymeri.

Ymeri ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të deklarohet publikisht që homofobia është gabim dhe e patolerueshme.

“Një sprapsje e tillë e hedh poshtë tërë atë histori e përpjekje – për më tepër e shënjon emancipimin si të pamundshëm. Shumë më mirë do të kishte me qenë që të mos fliste fare për emancipim se sa të heq dorë pikërisht në momentin kur potencialin emancipues e ka më të lartin. Albin, dil e thuaje qartë e zëshëm: Secila/secili ka të drejtë të jetojë ashtu siç do vet, ta dojë atë që ka dëshirë. Thuaje që homofobia është gabim dhe e patolerueshme”, shkruan Ymeri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles