Thaçi: Grupi i Kurtit, Sveçles dhe Vitisë të japin përgjegjësi për shtytjen në vetëvrasje të të riut nga Gjilani

0
46

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për situatën pandemike me COVID-19 në Kosovë.

Thaçi tha se Kosova deri tash është përballur në mënyrë të suksesshme me këtë pandemi.

“Kosova deri tani është përballur me sukses me pandeminë COVID-19, ritheksoj edhe njëherë mirënjohjen e lartë për mjekët, infermerët dhe tërë stafin mjekësor dhe IKSHPK për punën e palodhshme që ëe kamë bërë në shërbim të qytetarëve”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se është me rëndësi që edhe sot por edhe ditëve në vazhdim të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Thaçi bëri thirrje që të mos ketë selektim të personave të cilët i nënshtrohen karantinimit në Qendrën e Studentëve.

“Karantinimi në konvikte të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos ketë qasje slektive politike që dikush të karantinoret e dikush jo. Kështu do ta ruajmë shëndetin dhe gjasat për rihapjen e shtetit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë do të rriten”, tha Thaçi.

Thaçi tutje tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrat në detyrë Xhelal Sveçla dhe Arben Vitia duhet të japin përgjegjësi për çështjen e deputetit Behgjet Pacolli dhe vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu.

“Grupi Kurtit, Sveçles dhe Vitisë duhet të sqarojnë rrezikun e jetës që i kanosej Behgjet Pacollit gjatë fluturimit të tij për në Prishtinë dhe pse ka devijuar në drejtim të Tiranës, sikurse kanë përgjegjësi morale dhe ligjore të japin përgjegjësi për shtytjen në vetëvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë, dhe seleksionimit politik të njerëzve që kush të rrijë në karantinë e kush jo”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë aq më mirë.

Presidenti tutje ka thënë se ai respekton këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, e jo vendimet antikushtetuese të siç e quajti ai grupit të Kurtit.

“ Vendimet e qeverisë për pandeminë janë shpallur antikushtetuese dhe nuk kam çfarë të shtoj më tutje. Unë respektoj këshillat e IKSHPK-së dhe jo vendimet antikushtetuese të grupit të Kurtit dhe të tjerëve”, tha Thaçi. /Telegrafi/