Stuhi e fuqishme në Dibër, shkatërrohen çatitë e shtëpive e dëmtohen disa makina

0
17

Moti i keq ka përfshirë Dibrën, prej dy ditësh.

Rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, një stuhi e fortë ere në formën e një cikloni ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Peshkopisë.

Era e fortë ka shkatërruar plotësisht çatinë e një shtëpie, duke shkulur gjithë mbulesën të cilën e ka hedhur disa metra sipër në mes të rrugës, duke dëmtuar një makinë.

Si pasojë e erës së fortë janë thyer pemë dhe janë dëmtuar disa makina, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. /tch/