Zbulohen detaje të tjera rreth ‘UFO-ve sa një valixhe’ të zbuluara nga Pentagoni – mund të jenë mjete spiunazhi të Rusisë ose Kinës

0
27

Pentagoni ka lëshuar disa raporte të ndjeshme për takimet e avionëve amerikanë të Forcave Ajrore me objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO).

Raportet zbulojnë detaje të incidenteve që tërhoqën vëmendjen e publikut përsëri muajin e kaluar, kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA hoqi shenjën e sekretit nga videot që dokumentojnë takimet ajrore të pilotëve ushtarakë me UFO të dyshuar.

“Këto fluturake janë të vogla, me madhësinë e një valixhe, me ngjyrë argjendi ose të bardhë”, sipas një raporti për një incident të ndodhur në mars 2014.

Videoja tregon një fluturake të paidentifikuar të regjistruar me një aparat fotografik infra të kuqe, i cili lëviz me shpejtësi të lartë, me një regjistrim të zërit të pilotit të aeroplanit ushtarak F/A 18, i cili u mahnit nga shpejtësia e UFO-s.

Në këtë koment, vlerësohet se mund të jetë edhe një dron, ndërsa një raport tjetër me komente thotë se objekti fluturues ishte “i bardhë, me madhësi të vogël dhe pa shenja”, kështu që përsëri konstatohet se ka të ngjarë të jetë një dron.

Pentagoni vlerëson se është e mundur që këta dronë operohen nga “forcat e armikut” si Rusia ose Kina me qëllim të mbledhjes së inteligjencës mbi operacionet ushtarake amerikane.

Presidenti Trump ishte i befasuar nga pamjet dhe pyeti nëse ato ishin autentike.

Pentagoni lëshoi tri video në fund të prillit duke treguar pilotët ushtarakë amerikanë që ndeshen me objekte fluturuese në dukje të paidentifikuara (UFO).

Imazhet e bëra nga vitet 2004 deri më 2015, nga të cilat më parë u hoq shenja e konfidencialitetit, tregojnë avionë misteriozë pa krahë që fluturonin me shpejtësi hipersonike pa motor. /kp/