Abazi: Grenell nuk i ka informacionet e mjaftueshme për raportet Kosovë-Serbi

0
11

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka thënë se ambasadori Grenell nuk i ka informacionet e mjaftueshme për raportet Kosovë-Serbi.

“Absolutisht që Grenell nuk i ka informacionet e mjaftueshme. Qëndrimet që i ka paraqitur në një intervistë i ka shumë të reduktuara për situatën”.

Abazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Grenell në fillim kishte thënë që nëse Kosova e largon tarifën e më pas Serbia ndalon fushatën e egër të çnjohjeve.

“Diku në mes pjesa e ndaljes së çnjohjeve bie. Insistimi i Grenellit edhe nëpërmes cicërimave nënkupton që duhet të bëhet presion mbi të dobëtin. Unë kam jetuar shumë vite në Amerikë dhe e di si ngrihesh në pozita”.

Zëvendëskryeministri në detyrë ka thënë se abstenimi i shkuarjes në Shtëpinë e Bardhë ka të bëjë me konceptin e blerjes së kohës.

Abazi ka thënë se në raste tjera SHBA ka ndryshuar qëndrime në raport me Kosovën duke perënduar ambasadorin Gelbard.

“Në një moment të caktuar zoti Gelbard ka thënë se UÇK është organizatë terroriste”.

Zëvendëskryeministri në detyrë thotë se Kurti nuk mund të futej në dialog ashtu siç kërkonte Thaçi e Vuçiqi.