Rikthehet gjendja e jashtëzakonshme në dy qytete kineze për shkak të COVID-19

0
21

Autoritetet kineze kanë vendosur një ndalim udhëtimi dhe një gjendje të jashtëzakonshme në dy qytete në veri-lindje të Kinës, për shkak të rasteve të reja të infeksionit të virusit korona, të cilat kanë shkaktuar shqetësim se vala e dytë e epidemisë ka filluar të përhapet.

Të paktën pesë raste të reja u konfirmuan dje në Wuhan, epiqendra e epidemisë nga e cila virusi filloi të përhapet.

Autoritetet në qytetin Jilin, rreth 1.800 kilometra larg nga Wuhan, njoftuan ndalime të reja udhëtimi pasi gjashtë raste të reja të Covid-19 u konfirmuan të martën, pesë prej të cilave erdhën nga qyteti fqinj Shulan.

Autoritetet në Shulan, një qytet me rreth 700.000 banorë, ngritën masa urgjente në një nivel më kufizues gjatë fundjavës, pasi 14 raste të reja u konfirmuan vetëm shtatë ditë pasi Pekin zyrtar njoftoi se niveli i rrezikut ishte i ulët në të gjitha provincat kineze.