6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në Gjinekologji katër gra shtatzëna të dyshuara me coronavirus

Katër gra shtatzëna që janë të shtrira në Kliniken e Gjinekologjisë dyshohet se janë me COVID-19, përderisa sonte në mbrëmje pritet të del testi përfundimtar edhe për rastin e pestë, ku një grua shtatzënë është e shtrirë në Infektivë nga dita e shtunë.

Kështu ka thënë drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismajli, teksa bën të ditur se në Gjinekologji nuk ka asnjë rast pozitiv që është duke u trajtuar.

Doktor Ismajli ka treguar se të shtunën ishte dërguar një rast në Infektivë për trajtim, por rezultati i parë ka dalë negativ gjatë ditës së djeshme, ndërsa, janë edhe katër paciente të tjera që pritet sonte t’iu dalin testet, sipas të cilit gjendja e tyre është me temperaturë.

“Është pranuar të shtunën në mëngjes në orën 2:00. Ajo ka ardhur me temperaturë, me ethe, i kemi dhënë terapi. Kemi ftuar infektologun, kanë marrë testin, ka dalë pozitiv dhe kemi transferuar menjëherë atë natë në Klinikën Infektive. Në Infektivë është duke u trajtuar, gjendja është stabile. Asnjë simptomë nuk e ka. Sonte del rezultati, dje ka dalë negative, por për me konfirmuar që është negative duhet me pritë 24 orë. Kemi katër paciente të cilat janë me temperaturë, njëra ka lind mbrëmë. Sot ia kemi marrë testin të katër pacienteve, po presim në orën 22:00 rezultatin. Mirëpo, në Gjinekologji nuk kemi paciente që është duke u trajtuar më Covid 19”, deklaron Ismajli, për KosovaPress, .

Ndërsa, si pasojë e pandemisë ditë më parë kishte humbur jetën një grua shtatzënë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles