Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mblidhet për të shqyrtuar dy kërkesa.
E para do të jetë shqyrtimi i shkresës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani të datës 4 maj, që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi.
Pati pretendime se Arifi nuk ka të drejtë më të ushtrojë detyrat e deputetit të Kuvendit për shkak të një vendimi gjyqësor, ndërsa Osmani i është drejtuar edhe këtij komisioni dhe institucioneve të tjera.
Ndërsa e dyta do të jetë shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese.