18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Forcat policore britanike konsiderojnë se “po e luftojnë një betejë të humbur”, pasi banorët mbushën sërish parqet dhe plazhet

Me gjithë kërkesat e shtuara për të qëndruar të mbyllur në shtëpi shkaku i rrezikut nga përhapja e coronavirusit, shumë banorë të Britanisë së Madhe, e kanë shfrytëzuar motin e mirë që ta dalin për shëtitje.

Kjo ka bërë që forcat policore britanike të dëshpërohen në masë të madhe, duke konsideruar se “po luftojnë një betejë të humbur”, meqë njerëzit nuk e mbanin distancën sociale, duke rrezikuar rritjen e infektimeve të reja, transmeton Telegrafi.

“Për fat të keq, jemi vetëm duke e luftuar një beteje të humbur. Janë qindra njerëz që rrinë së bashku, banë pica, pinë bira dhe verë. Respekt për ata që po e respektojnë masat e ndalesës”, shkruan në një postim të policisë së Hackney.

Në përpjekje që t’i shpërndajnë, policët kanë dënuar shumë prej shëtitësve, por ishte të kotë të bindeshin që të ktheheshin nëpër shtëpi.

Shkaku i motit me diell dhe temperaturës prej 26 gradëve Celsius, që është më e larta për këtë vit deri më tani, parqet dhe plazhet janë mbushur në masë të madhe nga pushuesit.

Dalja e pakontrolluar, vjen pasi kryeministri Boris Johnson tha se do të ketë lehtësira në fillim të javës që vjen, ndërsa paralajmëroi edhe për hartat e hapësirave që do të jenë të liruara.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles