LVV: Mbi 10 mijë punëtorë janë shtuar në regjistrin shtetëror, e këtë e ka ndihmuar Pakoja Emergjente

0
17

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për 37 ditë në Kosovë janë regjistruar 10 mijë e 597 punëtorë.

LVV thekson se çdo punëtor i regjistruar përfiton kontratë një vjeçare, dhe se secilit punëtor i paguhen kontributet pensionale, transmeton Telegrafi.

“Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e bërë nga LVV.

Ndryshe, ditë më parë një deklaratë e ministrit të Financave, Besnik Bislimi lidhur me papunësinë në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.

Bislimi kishte thënë se në këtë kohë të pandemisë janë regjistruar afro 10 mijë punëtorë dhe se kjo ka bërë të ulet shkalla e papunësisë në Kosovë./Telegrafi/