7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme Veseli: Kosova pa paguan një çmim të padrejtë, të vetmit që nuk...

Veseli: Kosova pa paguan një çmim të padrejtë, të vetmit që nuk mund të lëvizim lirshëm në zonën Shengen

0
23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli megjithëse ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të Zagrebit, ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk mund të udhëtojë lirshëm dhe është për të ardhur keq që po paguan një çmim të padrejtë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky samit gjithashtu e la të zbehtë perspektivën e zgjerimit me vendet të rajonit, por kjo sipas tij nuk duhet t’i dekurajojë për të vazhduar me reformat e integrimit evropian.

“Përshëndes Samitin e Zagrebit të mbajtur dje mes Liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Evropiane si një konfirmim i kujdesit të BE-së për rajonin tonë. Falënderoj liderët e Bashkimit Evropian për mbështetjen bujare që kanë dhënë për të përballuar luftën kundër coronavirusit.

Vlen të theksohet edhe angazhimi i dalë prej Deklaratës së Zagrebit, për të ndërmarrë një plan të fuqishëm investimesh për rajonin tonë në një kohë të dytë.

Kjo gjë do të na ndihmonte shumë për t’u rimëkëmbur pas dëmeve të mëdha ekonomike që na ka shkaktuar coronavirusi.

Mirëpo është për të ardhur keq që Kosova po paguan një çmim të padrejtë, për shkak të mosnjohjes nga pesë vende të Bashkimit Evropian.

Qytetarët tanë kanë mbetur të vetmit që nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, përkundër faktit që Kosova i ka përmbushur prej vitesh të gjitha kriteret e kërkuara.

Ky samit gjithashtu e la të zbehtë perspektivën e zgjerimit të vendeve të rajonit, por kjo gjithsesi nuk duhet të na dekurajojë për të vazhduar me reformat e integrimit evropian sepse në fund të fundit bëhet fjalë për të arritur standarde që iu shërbejnë së pari interesave të qytetarëve tanë”. /Telegrafi/