6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nuk respektuan orarin e lëvizjes, policia arrestoi të martën 40 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë arrestuar 40 persona, të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.

Numri më i madh i personave të arrestuar është në Prizren, gjithsej 23 persona.

Në Prishtinë janë arrestuar 7 persona, në Gjilan 5 persona, në Pejë 4 persona dhe në Mitrovicë të Jugut 1 person.

Ndërkaq, nga 4 maji kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 856 raste me coronavirus, 490 nga të infektuarit janë shëruar kurse 26 persona kanë humbur jetën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles