5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasje në rrugën Prishtinë-Ferizaj, policia jep detajet

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga plagosja me armë zjarri e cila ndodhi sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë -Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit është plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikës së Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si vrasje e rëndë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles