16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa thotë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë së re

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka nisur takimin me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Pak para këtij takimi që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Mustafa para medieve ka thënë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

“Numrat janë sigurisht mos mi pas numrat nuk kishim punu”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se ende nuk i kanë diskutuar emrat e ministrave të mundshëm.

“Jemi duke biseduar, unë nuk kam qenë i kyçur drejtpërdrejtë por ka qenë kandidati për kryeministër Avdullah Hoti.

Ai është sot këtu dhe me të do të bisedojmë se deri ku kemi arritur, mirëpo negociatat i bënë ekipi në krye me zoti Hotin”, tha ai.

Mustafa theksoi se kur marrëveshjet për koalicione të jenë gati, ai si kryetar i LDK-së do t’i nënshkruaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles