16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ish-bordi i KEK-ut kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkim

Ish-bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë në detyrë për shkarkim dhe zëvendësimin e tij me anëtarë të ri.

Sipas reagimit, kjo është bërë në bazë konstatimeve dhe fakteve të gabuara dhe se kërkojnë të anulohet pasi sipas tyre është i kundërligjshëm dhe politik.

“Nga mjetet e informimit, jemi informuar se Qeveria e Republikës së Kosovës më 23.04.2020 ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, me arsyetim dhe po citojmë: ‘Bordi i Drejtorëve i kanë shkelur detyrat financiare dhe nuk kanë vepruar në interesin më të mirë të ndërmarrjes, me që nuk i kanë adresuar siç duhet problemet kyçe’, duke emëruar bordin e përkohshëm të këtij subjekti juridik. Për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës, Vendimin e sipërshënuar e ka bazuar në konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, pasojë e së cilës, në këtë çështje juridike, gabimisht janë aplikuar normat materiale dhe procedurale, Vendimin e sipërshënuar duhen ta anulojë si të kundërligjshëm dhe politik”, thuhet në reagim.

Në mbledhjen e 26-të të Qeverisë Kurti, është marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”. Në po atë vendim, qeveria në KEK ka emëruar Rrezarta Pllanën kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapollin drejtore, Arbnor Pulën drejtor dhe Bezad Halilaj drejtor.

Lidhur me këtë, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një listë prej 13 pikave që sipas tyre janë gjetjet bazë, që rezultuan me shkarkimin e këtij bordi.

Edhe ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi pas shkarkimit që iu bë javën e kaluar në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm, ka paralajmëruar se do të ushtrojë padi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles