4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Speciale, dorëzohet edhe një aktakuzë

Prokurori i specializuar ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës të enjten e 23 prillit se e ka ndërmend që të nisë procedim penal para Dhomave të Specializuara në Kosovë. Me këtë rast prokurori special kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake, i cili do ta gjykojë aktakuzën.

“Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020 prokurori i specializuar e njoftoi sërish kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndërmend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e prokurorit të specializuar, që i ka nisur kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Megjithëkëtë, kryetarja e këtyre Dhomave në Kosovë tashmë e ka caktuar një gjykatës që do të merret me shqyrtimin e kësaj aktakuze.

Nuk dihet se për kë bëhet fjale, si dhe përmbajtja e aktakuzës sipas prokurorit të specializuar është konfidenciale.

“Si rrjedhojë, në pajtim me ligjin dhe me Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga prokurori i specializuar. Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe derisa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles