18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton masakrën e Mejës: Nuk ka amnisti për krimet e kryera nga serbët në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar  Masakrën e Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët kanë edhe shumë plagë të hapura.

“27 prilli i vitit 1999 ishte i kobshëm për gjithë Kosovën. Në këtë datë koinçidon edhe masakra e Mejës. Përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se kemi edhe shumë plagë të hapura.”

“Aktualisht, janë edhe 1641 persona të zhdukur. Janë familjet e 1641 personave që vazhdojnë të jetojnë në ankthin e pritjes, 1641 familje vuajtja e të cilave është stërzgjatë për më shumë se dy dekada. Fëmijë, tani të rritur bashkë me pritjen për një përgjigje. Pleq që nuk kanë njohuri për fatin dhe vendndodhjen e trashëgimtarëve të tyre”, shkruan Kurti.

Më tej ai thekson se nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara.

Thuhet se koha shëron plagë, por kjo thënie dështon te familjet e të zhdukurve. Koha vetëm sa vjen e thellon plagët, venit shpresën dhe rëndon dhimbjen për këta familjarë.

“Nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara. Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi”, thotë kryeministri në detyrë.

Ai ka thënë në fund se “Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi. Sepse… të gjithëve na mungojnë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles