Hajdari publikon gjetjet për të cilat u shkarkua kryeshefi i ‘Infrakos’, Agron Thaqi

0
19

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, gjatë një video-inçizimi të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti ka prezantuar gjetjet që rezultuan me shkarkimin e kryeshefit të “Infrakos”-it, Agron Thaqit.

Bordi i përkohshëm e ka larguar kryeshefin, që më parë kishte qenë i pezulluar nga puna.

Disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e Kryeshefit Ekzekuti, Agron Thaqi, Ndermarrja Pubklike Infrakos SH.A:

Ka te ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda për vepër penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Janë duke zhvilluar hetime nga Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të rënda, për keqpërdorim të Pronës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, në pronë te Stacioni i Trenit, Komuna Prishtinë.

Ka shkelje dhe keqmenaxhim në patundshmëri, në procedura si dhe ne dhenien me qira te pronave te Infrakosit.

Infrakosit i kanë kushtuar me shumë se 4 milionë Euro borgje si: Operatori i Trenave Trainkos, Telekomi i Kosovës si dhe furnitorë tjerë siç janë qiramarrësit e pronave etj. Po ashtu Infrakosi ka borgje në obligime tatimore ndaj Institucioneve të shtetit dhe obligime ndaj furnitorëve tjerë mbi 2.5 milionë Euro. Nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi nuk jane marrë masat e duhura për shlyrjen e këtyre borgjeve.

Shkelje dhe keqpërdorime në punësime, punësimet nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, janë bërë në kundërshtim me krijimin e kushteve të barabarta për punë dhe punësim si; punësimi dhe sistemimi i punëmarrësve jo sipas meritës por sipas lidhjeve miqësore e familjare etj. Po ashtu te disa zyrtarë nuk korrespodon vendi i punës (pozitës) që e mbajnë me kontratën që e kanë për punë (pozitë). Në konkursin e fundit të datës 16.01.2020 të shpallur për punësime (17 pozita), nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, në kohën më të vështirë financiare të Infrakosit, ku Infrakosi nuk ka mjete të mjaftueshme për paga për stafin ekzistues e jo më të pranohen punëtorë të tjerë.

“Lista e të punësuarve në këtë konkurs në ndërmarrje tregon për parregullsi dhe nepotizëm, në procedura të rektutimit, ku zyrtarët e Infrakosit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre, për të mundësuar punësime të reja. Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, gjatë rekrutimit e ka rritur numrin e pozitave pas datës së konkursit, pa arsye dhe pa ecuri ligjore nga 17 pozita sa kanë qenë në konkurs, në fund të rekrutimit i ka pranuar në pune 27 pozita. Si dhe ka nënshkruar kontrata në mënyrë jo ligjore të këtyre punëtorëve të rinj, sepse kontratat për punëtorët e rinj nënshkruhen me një afat të caktuar të punës provuese e jo të nënshkruhet kontrata e përhershme.

Mos transparencë rreth zbatimit të projektit- Rehabilitimi i pjesës jugore te linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

Ka ankesa nga Sindikata e Pavarur e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, për keqpërdorim dhe keqmenaxhim nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, si në: Punësimi i tepërt në administratë, dhe jo vetëm, pa asnjë kriter, dhe nepotizëm, keqpërdorime në Sektorin e Patundshmërisë, ku është dëmtuar kompania në masë të madhe, Keqpërdorimi i mjeteve financiare përmes tenderëve në sektorë të veçantë, Keqpërdorimi i Projektit për rehabilitimin e Hekurudhës, si dhe mos pagesa e Trustit dhe Tatimit në paga e stafit të Infrakosit.

“Prandaj duke u bazuar në të gjitha këto shkelje dhe keqpërdorime Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi ka vepruar në kundërshtim me detyrat fiduciare (të besuara), si: Drejtësi, llogaridhënie, ndershmëri, përgjegjësi dhe besim.”