24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Nisma e AKR s’kanë kushte për LDK-në, thonë se të hënën arrihet marrëveshja

Shef i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala ka treguar se janë afër arritjes së marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nisma Socialdemokrate, AKR-së dhe partive minoritare, i cili beson se deri të hënën do të arrihet marrëveshja.

Ndërsa, zyrtarë të AKR-së shprehen se ende nuk janë takuar me LDK-në për të biseduar rreth ofertës për bashkëqeverisje.

Deputeti Shala po ashtu ka treguar se nuk kanë kushte si subjekt që të futen në këtë koalicion, por shton se janë pajtuar me LDK-në që t’ kenë dy ministri në qeverinë Hoti që pritet të votohet në ditët në vijim në Kuvendin e Kosovës pasi të mandatohet Hoti për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi.

“Ajo që është me rëndësi, është se në parim jemi pajtuar që të bashkëqeverisim bashkë me LDK-në, AAK-në dhe parti të tjera minoritare dhe AKR-në. Pasi që jemi duke bashkëpunuar për programin qeveritar, njëkohësisht edhe jemi në përfundim të rrumbullakësimit të ndarjes së dikastereve me parti të tjera. Besoj që shumë shpejt do të përfundon edhe kjo marrëveshje e plotë. (Kur pritet të arrihet marrëveshja?)Besoj që të hënën do të arrihet marrëveshja. Ne nuk kemi parashtruar kushte për koalicionin qeverisës, ne jemi të gatshëm edhe votat më ia dhënë, vetëm vendi ta ketë një qeveri. Nuk kemi kushte, por në dikasteret që do t’i udhëheqim ne, do t’i fusim pikat programore të partisë tonë”, thotë Shala.

Anëtari i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi deklaron se është një gatishmëri e LDK-së që AKR-ja me qenë pjesë e qeverisë, por ende nuk ka ndonjë ofertë për të biseduar sikur që kanë diskutuar me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate.

Matoshi theksoi subjekti i tyre nuk ka kushte specifike, përveç që të ndërtohet një qeveri me zyrtarë që nuk janë të akuzuar.

“Është oferta e LDK-së qe me qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, por ende nuk jemi ul me fol me LDK-në. Ende nuk jemi ulë me diskutuar, edhe pse LDK-ja dje ka pasur një sërë takimesh me parti të tjera, por ne ende jo. Presidenti Pacolli nuk është në Kosovë, po presim ndoshta në javën që vjen me diskutua me LDK-në. (Cilat janë kushtet e AKR-së për bashkëqeverisje?) Realisht ne pajtohemi me kriteret qe i ka vendosur edhe mandatari edhe LDK-ja për ta pasur një qeveri me njerëz të përgjegjshëm dhe pa aktakuza. Po ashtu do të ishte më mirë me qenë një qeveri jo e madhe. Për sa i përket çështjes së dikastereve, cilat synon AKR-ja me i udhëheqë, këtë s’mundem me thënë sot pa diskutuar me LDK-në. Ne presim një ofertë prej LDK-së, sepse ata janë ata janë duke ndërtuar Qeverinë… Nuk besoj që kemi me pasur ndonjë telash të madhe”, thotë Matoshi.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së Muharrem Nitaj ka thënë shkurt për KP se nuk e dinë nëse do të finalizohet marrëveshja javën e ardhshme me LDK-në për bashkëqeverisje, përderisa tha se janë duke u zhvilluar negociatat.

KosovaPress ka provuar të kontaktoi edhe me zyrtarë të LDK-së, por nuk janë përgjigjur rreth formimit të qeverisë së re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me një mocion mosbesimi më 25 mars.

Sot gjatë ditës LDK-ja ka publikuar rezultatet e votimin në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për nominimin e Avdullah Hotit për të qenë kryeministër.

Në bazë të rezultateve të votave nga gjithsej 124 anëtar aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP, prej tyre 115 janë shprehur për (pro), ndërsa 2 janë shprehur kundër.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles