18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rexhepi: Kosova është dashur që të pres 600 vjet për ta pas një njeri si Hashim Thaçi

Ditën e djeshme presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është kontrolluar në Klinikën e Urologjisë të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të disa dhimbjeve në veshkë.

Ky rast ka krijuar shqetësim tek qytetari Besim Rexhepi, nga fshati Remnik i Vitisë. Rexhepi tha për presidentin Thaçi është i gatshëm të jap të gjitha pjesët e trupi.

“Dje isha shumë i shqetësuar por shyqyr që presidenti është mirë me shëndet. Por unë jam i gatshëm për atë që kam thënë me ja dhënë. Gjitha pjesët e trupit. Unë jam i gatshëm veshkën te ia dha nëse nuk i funksionon “.

Rexhepi shtoi se Thaçi është arkitekt i Pavarësisë së Kosovës.

“Dashuri kam që është njeriu më i merituar. Është Arkitekt i pavarëisë. Ka bërë luftën. Ka udhehequr në Rambuje. Ka shpallur shtetin. Ka bërë ushtrinë. Gjitha të mirat ia ka sjell këtij vendi “.

Ai tregoi se me kreun e shtetit ka edhe njohje personale.

“E njoh. E njoh përmes fushatave. Përmes studimeve. Jemi një moshë 52-vjeçar”.

“S’ka lidhje që është bastion i LDK-së. Unë jam kryetar i fshatit i 3 mijë banorëve. Unë nuk e jap për parti. Jo për Albinin e Ramushit, por për një njeri që kontribuon si duhet për vendin “.

Qytetari që vjen nga bastioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha është dashur 600 vjet të presim që të kemi një njeri si Hashim Thaçi.

“Por, nuk ka si presidenti. Ai është rast Sui Generis. 600 vite kemi bërë luftë ne. Kemi qenë të okupuar, i vetmi ky që ka ditë ta nxjerrë vendin dhe ta shpallë shtetin “.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles