11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Popullit merr ankesa nga të burgosurit për lirimin e tyre në kohë pandemie

Avokati i Popullit, pas ankesave të disa të burgosurve që të lirohen nga vuajtja e mëtejme e dënimit për shkak të pandemisë me coronavirus, kërkon nga autoritetet kompetente të ofrojnë kujdes mjekësor për të burgosurit të cilët kanë nevojë dhe nëse është e nevojshme jashtë burgjeve dhe qendrave të paraburgimit nëse një gjë e tillë është e mundur.

Duke i njohur detyrimet e qarta për të ndërmarrë veprim të vendosur për të luftuar COVID-19, Avokati i Popullit ua rikujton të gjitha organeve kompetente të Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për personat e privuar nga liria, se masat mbrojtëse asnjëherë nuk duhet të rezultojnë në trajtim çnjerëzor dhe degradues të personave të privuar nga liria e tyre.

“Çdo kufizim i të drejtave dhe i lirive themelore duhet të jetë i domosdoshëm, proporcional, me kohëzgjatje të caktuar, i bazuar në ligj, në Kushtetutën e Kosovës, si dhe në aktet juridike ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të përfshira në Kushtetutë. Po ashtu, autoritetet kompetente të Kosovës, në këtë periudhë, duhet të veprojnë në pajtim të plotë me Deklaratën e Parimeve e proklamuar nga KPT-ja më 20 mars 2015 dhe nga Këshillat e Nën-komitetit të OKB-së për Parandalim të Torturës për trajtimin e personave të privuar nga liria në kontekst të luftimit të pandemisë COVID-19 të proklamuara më 25 mars 2020.

Po ashtu, Avokati i Popullit i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’ua dërgojnë të gjitha ministrive relevante, si dhe çdo autoriteti tjetër (përfshirë gjyqësorin dhe Kuvendin e Kosovës) përgjegjës për gjendjen e personave të privuar nga liria e tyre këto dy dokumente të rëndësishme për trajtimin e personave të privuar nga liria në këtë periudhë pandemie globale”, thuhet në njoftimin për media.

Avokati i Popullit inkurajon autoritetet kompetente që deri më 30 prill 2020 t’ ia dërgojnë KPT-së një raport për masat konkrete të ndërmarra në kontekst të pandemisë globale COVID-19 në lidhje me trajtimin në burgje të personave të privuar nga liria e tyre, si dhe në institucionet e tjera, në veçanti, në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale dhe në institucionet e mbajtjes për të huajt.

“Aty ku vizitat familjare janë ndaluar për arsye shëndetësore, të sigurohen mënyra të tjera të cilat u ofrojnë të burgosurve kontakte me familjet e tyre dhe kontaktet me botën e jashtme, për shembull përmes telefonit, përmes internetit/email, video-komunikimit dhe mjete të tjera elektronike të përshtatshme.

Kontaktet e tilla duhet lehtësohen, të inkurajohet dhe të jenë të shpeshta dhe pa pagesë. Personave të privuar nga liria e tyre t’u garantohet niveli i kujdesit shëndetësor, i cili është në dispozicion për komunitetin e lirë. Autoritetet kompetente të ofrojnë kujdes mjekës or për të burgosurit të cilët kanë nevojë dhe nëse është e nevojshme jashtë burgjeve dhe qendrave të paraburgimit kurdo që një gjë e tillë është e mundur”, thuhet më tej në njoftim.

Avokati i Popullit inkurajon organet kompetente që të shqiptojnë sanksione alternative ndaj paraburgimit në mënyrë që të parandalohet rritja e numrit të të burgosurve dhe të mos rrezikohet parimi i distancës sociale, e cila është një nga masat e proklamuara nga OBSH-ja në luftën kundër COVID-19.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles