8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca flet me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, i kërkon liberalizimin e vizave!

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij në Gjermani, Heiko Mass, shkruan IndeksOnline.

Konjufca tha se e ka njoftuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë.

Po ashtu ai tha se ka kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave.

Njoftimi:

Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass.

Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë.

Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit.

Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave.

Në fund i kam shprehur mirënjohje Z.Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen  e radhës të BE-së në korrik.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles