19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nga ballkoni i banesës, i dërgon “selam” atyre që thonë se masat ndaj koronavirusit janë të tepruara

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një videoje nga ballkoni ka folur në lidhje me masat e reja për parandalimin e perhapjes së koronavirusit, pasi që sipas tij ky virus paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve.

Ai përmendi edhe thirrjen që i ka bërë diasporës, dhe se mërgimtarët i janë përgjigjur masivisht, duke ndihmuar me të holla, shkruan Indeksonline.

Kurti tha: “Ne nuk i kemi mbyllur shkollat që fëmijët të luajnë bashkë në fusha të lagjës. Ne nuk i kemi mbyllur fakultetet që të dalim për piknik në natyrë. As nuk i kemi mbyllur restorantet dhe kafiteritë që të shkojmë mysafirë te njëri-tjetri nëpër shtëpi, oda e banesa. Ju nuk duhet të gjeni alternativa zëvendësuese për vendimet e qeverisë apo udhëzimet e mjekëve”.

“Në Kosovë janë më pak se 500 raste dhe dikush mendon se masat janë te tepruara, por mos harroni, ne kemi shëndetësi dhe ekonomi të dobët e s’rrezikojmë dot”, shtoi Kurti.

“Vendimet e vështira duhen marrë para se të përkeqësohet gjendja e jo më pas”.

“Nëse lëvizjet e qytetarëve janë minimale, sukseset do të jene maksimale”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles