Spiunazhi rus përveç dezinformatave, me vepra konkrete kapet në Ukrainë

0
35

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se Valerii Shaitanov, gjeneral-major në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU), dyshohet për kryerjen e tradhtisë dhe aktit terrorist.

Lajmi u konfirmua nga vetë Zyra e Prokurorit për agjencinë e lajmeve Ukranews.

“Atij i është dërguar njoftimi për dyshimin sipas neneve 258 dhe 111 të Kodit Penal”, kanë thënë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Njëkohësisht, zyra ka bërë kërkesë në gjykatë që kjo të autorizojë ndalimin e pa kusht të Shaitanov.

Pritet që gjatë të mërkurës dhe të enjtes, Gjykata e Qarkut Shevchenko në Kiev të shqyrtojë masat parandaluese që do të merren ndaj tij.

Siç ka njoftuar edhe më herët Ukranews, Shërbimi Ukrainas i Sigurimit, ka arrestuar së fundmi Shaitanovin nën dyshimet se kishte planifikuar vrasjen e ish-komandantit të batalionit vullnetar të forcave të operacionit anti-terror, Adam Osmayev, sipas udhëzimeve nga shërbimet e inteligjencës ruse.