Shkencëtarët thonë se coronavirusi mund të “ringjallet” në vitin 2024 – distancimi shoqëror në SHBA mund të zgjasë deri në vitin 2022

0
19

SHBA mund të zgjasë masat e distancimit shoqëror deri në vitin 2022, nëse nuk zbulohet një vaksinë efikase, ndërsa coronavirusi mund të “ringjallet” në vitin 2024, thonë shkencëtarët.

Hulumtimi i studiuesve të Harvardit “T.H. Chan School of Public Health”, i cili u publikua në revistën “Science” të martën, bie në kundërshtim me hulumtimet e Shtëpisë së Bardhë, pasi të njëjtit u deklaruan që pandemia mund të ndalet këtë verë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ekipi i Harvardit shfrytëzuan informatat e COVID-19 si dhe coronaviruseve të tjerë për të krijuar skenarë të mundshëm të pandemisë aktuale.

“Distanca mund të kërkohet deri në vitin 2022, përveç nëse kapaciteti i kujdesit kritik rritet në mënyrë të konsiderueshme, ose një trajtim dhe vaksinë bëhet e disponueshme”, kanë shkruar ata.

“Edhe në rast të eleminimit të dukshëm, mbikëqyrja e SARS-COV-2 duhet të monitorohet, pasi mund të shënojë ‘ringjallje’ në vitin 2024”, thuhet ndër tjerash.

Parashikimet e ekipit të Harvardit tregojnë se virusi mund të kthehet shpejt përsëri, nëse largohen kufizimet.

“Nëse distanca është qasja që është zgjedhur, mund të jetë e e nevojshme të aplikohet për disa vite, megjithëse është një kohë shumë e gjatë”, thotë Dr. Marc Lipsitch një autor në studim dhe një profesor i epidemiologjisë në School of Public Health në Harvard.

Shkencëtarët thonë se nuk dihet ende nëse njerëzit bëhen imun ndaj coronavirusit pasi të jenë infektuar.