6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj me fjalë emocionuese përkujton vëllain e vrarë pas lufte

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn. Në përvjetorin e vrasjes së tij, kryeministri Haradinaj është shprehur se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!

RH”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në FCB.

Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut , njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles