7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Çështjen e kandidatit për kryeministër do ta hapim kur ta marrim mandatin për formimin e qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot mori dritën e gjelbër nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për të formuar një koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, AKR-në dhe komunitetet.

Mustafa tregoi se cili do të jetë hapi i ardhshëm i këtij subjekti pas vendimit të sotëm të këshillit.

Mustafa tha se do të presin derisa mandatari Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi do t’i përfundojnë të gjitha procedurat e duhura dhe presidenti t’ua jap mandatin.

“Tani ne e kemi një miratim, mirëpo ne nuk do të lëvizim në këtë aspekt derisa nuk shteren të gjitha rrugët”, tha Mustafa, në një intervistë për RTV21.

Kreu i LDK-së theksoi se derisa të marrin mandatin për formimin e Qeverisë së re nuk do ta hapin çështjen e kandidatit për kryeministër.

“Ne e kemi vetëm pëlqimin për të bërë koalicion nga Këshilli, derisa nuk vjen mandati tek ne, nuk do ta hapim çështjen e kandidatit për kryeministër përderisa nuk na ofrohet. Atë procedurë do ta kryejmë shpejt sepse kemi shumë kuadro të mira në LDK”, theksoi Mustafa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles