11.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

ABDIXHIKU ABSTENON NË MBLEDHJEN E LDK-SË NË PROPOZIMIN E KOALICIONIT ME AAK-NË DHE NISMËN

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka abstenuar në votimin e sotëm të KP për një koalicion të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës me AAK-në dhe Nismën nëse Presidenti i jep mandat LDK-së për formimin e Qeverisë.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar vetë Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku është një ndër eksponentët e lartë të LDK-së që ishte shprehur edhe në filluar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti së bashku me nënkryetaren e kësaj partie Vjosa Osmani dhe deputetin Haxhi Avdyli.

Kundër një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën kanë votur edhe Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi dhe Faton Peci.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles