2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Shqipëria merr 100 milionë eurot e premtuara nga vendet e BE-së pas tërmetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Bashkimi Evropian ia ka alokuar 100 milionë eurot e premtuara pas tragjedisë së tërmetit në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Rama thotë se, BE-ja i qëndroi besnik premtimit të 17 shkurtit, ditës kur është mbajtur kjo konferencë e donatorëve.

“BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë eurot e premtuar nga Komisioni Evropian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE-së”, njofton Rama.

Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit 2019, Shqipëria ishte goditur nga disa tërmete, ku humben jetën 50 persona.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles