4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina futet në karantinë, njëzet raste të reja në kryeqytet me Covid-19

Njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Prishtinë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë.

“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi.

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftim,.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

“Obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Këtë vendim, MSh e ndërmerr me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid -19 në Republikën e Kosovës”, thekson njoftimi nga MSH.

Tutje theksohet se “një vendim të ngjashëm, sot Ministri Vitia për shpalljen zonë karantinë e ka marrë edhe për Komunën e Ferizajt, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me Koronavirusin Covid-19”.

Për rastet e tjera, përveç Prishtinës, IKSHPK do të njoftojë sonte pas testimit të gjitha mostrave të sotme, ka bërë të ditur MSH.

“Nesër, me datë 12 prill 2020, do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të prezantohen masat e reja rigoroze që do të ndërmerren për përhapjen e mëtejme të Covid-19 në Kosovë. Për kohën e mbajtjes së konferencës, media do të njoftohen me kohë”, paralajmëron MSH.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles