24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri norvegjez i Shëndetësisë: Ne e kemi vënë nën kontroll pandeminë, nuk vepruam si evropianët

Ministri i Shëndetësisë së Norvegjisë, Bent Höie ka njoftuar se vendi ka vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Höie në një konferencë për media tha se në Norvegji para masave kundër COVID-19, një person infektonte 2,5 persona ndërsa pas masave të ashpra të ndërmarra muajin e kaluar shifra ka rënë në 0,7.

“Po të mos kishim marrë masa të ashpra do të përjetonim atë që ndodhi në vendet tjera evropiane”, tha ai.

Sipas të dhënave të përditësuara statistikore, ai bëri të ditur se në vend nuk ka rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Ai shtoi se numri i pacientëve që ndodhen në spitale do të zvogëlohet në ditët në vijim.

Në Norvegji janë testuar 111.299 persona ndërsa prej atyre 5.755 janë diagnostikuar me koronavirus. Deri më tani 59 persona kanë humbur jetën në këtë vend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles