Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kujtoi sot rënien heroike të bashkëluftëtarit të tij, Sadri Zeneli, një figurë që i ishte bashkuar UÇK-së që në ditët e para.
Haradinaj tha se Jabllanica e Gjakovës, për kohë të gjatë ishte qendër e Shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit.
Ai shtoi se lufta çlirimtare na ndau prej më të dashurve tonë por krenaria gjithmonë tejkalon dhembjen që e kemi për ta.
Postimi i Haradinajt:
Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që nga embrioni i saj.
Jabllanica e Gjakovës, për kohë të gjatë ishte qendër e Shtabit të ZO të Dukagjinit.
Sot kujtojmë po ashtu trimat e saj, bashkëluftëtarët dëshmorë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Fitim Rexha dhe Islam Ademaj.
Lufta Çlirimtare na ndau prej më të dashurve tonë. Krenaria që kemi, gjithmonë tejkalon dhembjen që e kemi për ta.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!