9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sot, Rezalla 21 vjet pa më të dashurit e tyre

Shkruan: Milaim Ahmeti

Sot, me 5 Prill 2020 bëhen 21 vjet nga masakra që ndodhi në fshatin Rezallë, të Komunës së Skenderajt, ku u masakruan 88-të civil pleq, gra e fëmijë për të cilët sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e tyre.

Kjo është vetëm njëra ndër masakrat që janë bërë nga policia, ushtria dhe paramilitarët serb, nga regjimi i Sllobodan Millosheviq në krye me Lubisha Dikoviç.

Kjo masakër tregon shumë qartë se kush ka qenë ai që ka bërë krime lufte dhe për kënd duhet themeluar Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të bëra. Andaj padrejtësisht dhe njëanshëm është krijuar Gjykata Speciale duke i dhënë mandat kësaj gjykate të gjykohen vetëm krimet e pretenduara nga pjesëtarët e UÇK-së.

Kjo masakër është fakt i pa mohuar që ka bërë ushtria dhe policia serbe me paramilitarët e saj. Për këtë masakër ka dëshmitarë të gjallë që kanë shpëtuar nga kjo masakër por edhe dëshmi tjera që tregojnë ngjarjen, masakrën dhe zhdukjen e tyre që është bërë, përmes një video incizimi të kohës së luftës ku flet Komandanti Malush Ahmeti, i cili kishte qëndruar jo më larg se 300 metra nga vendi ku këto forca mundoheshin ti fshihnin gjurmët e këtij gjenocidi serb.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet që ta ngritin zërin më fuqishëm qe të bëjnë zbardhjen e të zhdukurve si dhe ndjekjen e kriminelëve qe bënë këtë masakër si dhe masakrat tjera në gjithë Kosovën.

Rezalla ishte shembull i luftës për liri, e cila nga gjiri i vet dha shumë djem dhe vajza për këtë vend vetëm e vetëm që të jetojnë të lirë. Ushtarët e UÇK-së të këtij fshati u dalluan për nga urtësia dhe trimëria që treguan gjatë luftimeve duke mos kursyer gjakun dhe asgjë nga vetja për ti dhuruar kombit liri, vetëm të na sjellë lirinë.

Sot, çlirimtarët padrejtësisht po trajtohen njëanshëm qoftë nga faktori vendor po edhe ai ndërkombëtar, duke ndjekur e burgosur figurat më të ndritura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Invalid e luftës si dhe familjet e dëshmorëve ende nuk trajtohen ne mënyrë meritore nga Institucionet e vendit ato përdorën vetëm për qëllime politike por jo për tu ja dhënë hakun e merituar që dhanë gjithçka për liri. Sot vendi po ballafaqohet me një politik e cila ndjek vetëm interesat personale dhe kalkulimet politike ndërsa populli mbetet i anashkaluar duke u ballafaquar me sfidat e jetës.

Sot, ne duhet të bashkohemi e ti themi stop këtyre padrejtësive që po u bëhen çlirimtarëve të UÇK-së dhe gjithë popullit të Kosovës.

Duhet tu themi mjaft padrejtësive, tu themi mjaft burgosjeve të çlirimtarëve, tu themi mjaft rrenave, shantazheve, provave të fabrikuara dhe të gatuara në qarqet e Beogradit, ku nga aty u urdhërua kjo dhe shumë masakra tjera, e po ashtu edhe burgosja e çlirimtarëve.

Ne si qytetar të Republikës së Kosovës nuk do të ndalemi se kërkuari zbardhjen e fatit të të zhdukurve, dënimin e atyre që kryen gjenocid, jo vetëm në fshatin Rezallë, por anekënd Kosovës.

Ne do të kërkojmë dhe nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi dhe liri për çlirimtarët të cilët padrejtësisht, politikisht po mbahen nëpër burgje, nuk do të lejojmë që fati i Kosovës dhe atdheut të mbetet në duart e atyre që nuk ja duan të mirën vendit, nuk dënojnë gjenocidin, nuk mbrojnë çlirimtarët, nuk njohin vlerat dhe sakrificat e popullit që derdhi gjak për këtë liri që ne po e gëzojmë.

Sot populli ynë por edhe gjithë bota po ballafaqohet me një armik të padukshëm i cili po vret njerëz anekënd botës pa dallim race, gjuhe, gjinie apo kombi një pandemi e virusit CODIV – 19 ku institucionet tona ne detyrë po mundohen qe te ballafaqohen për parandalimin e përhapjes por kontributi më i madh i takon mjekëve, policëve dhe gjithë atyre qe po ballafaqohen drejtpërdrejtë me të dhe po ju ekspozohen rrezikut.

Në këtë kohë të vështirë qe po ballafaqohet populli ynë me këtë virus te padukshëm, Qeveria LVV&LDK në vend qe të luftojnë ketë pandemi braktisën popullin e lanë në ankthin e kësaj pandemie për kalkulime te tyre politike.

Populli është i vetëdijshëm që edhe në kohërat ma të vështira te luftës disa parti zgjodhën braktisjen e vendit duke mos i dal zot vendit e disa u munduan edhe ta shkatërrojnë shtet ndërtimin, por falë bijve dhe bijave te vendit as atëherë dhe as tani vendi dhe populli ynë i mrekullueshëm nuk do të braktisen, vendi ende ka djem e vajza qe do ti dalin zot vendit.
Se armiku ynë i përbetuar Serbia nuk kursen asgjë për ta shkatërruar vendin tonë kjo vërehet edhe tani duke shfrytëzuar pandeminë fut në veri strukturat e saj inteligjente për ta destabilizuar vendin ndërsa institucionet tona heshtin por duhet ta dinë bartësit e tyre se populli nuk do te heshtë.

Dashtë zoti qe te kalohet edhe kjo sfidë me të cilën është duke u ballafaquar populli ynë dhe te ju kthehet normalitetit ndërsa atyre qe lan vendin pa mbështetje populli te jua jep vendin e merituar.

Lavdi të gjithë të rënëve për këtë liri që ne sot po e gëzojmë, liri për çlirimtarët që padrejtësisht po mbahen nëpër burgje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles