10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Djegia e pyllit pranë ish-termocentralit bërthamor të Çernobilit, rrezatimi e bën të vështirë shuarjen

Në një zonë afër ish-termocentralit bërthamor të Çernobilit, pyjet po digjen, dhe përpjekjet e zjarrfikësve pengohen nga një rritje e rrezatimit radioaktiv.

Rreth 90 zjarrfikës kanë hyrë për ndërhyrje dhe janë duke u përpjekur të shuajnë një zjarr që ka prekur afro 20 hektarë, tha të shtunën Agjencia e Mbrojtjes Civile e Kievit, transmeton Telegrafi

Dy aeroplanët dhe një helikopter u dërguan gjithashtu në zonë për të ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit.

Rrezatimi radioaktiv është akoma i pranishëm pas aksidentit bërthamor të vitit 1986 dhe kjo pengoi përpjekjet e zjarrfikësve, tha agjencia, duke shtuar se nuk kishte asnjë rrezik për popullatën.

Pas shpërthimit bërthamor të Çernobilit në 1986, zonat e kontaminuara nga radioaktiviteti rreth rrënojave u mbyllën dhe mijëra persona u zhvendosën. /Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles