24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Debat i ashpër mes Haki Abazit dhe Bekim Haxhiut, paralajmërohet përballje edhe në gjykatë

Përplasje të ashpra në “Debat Plus” ka pasur mes zëvendëskryeministrit në detyrë, Haki Abazi dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haki Abazi ka thënë se Bekim Haxhiu rezulton se ka diplomuar në Karaçi të Pakistanit, përcjell Telegrafi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bekim Haxhiut i cili është lajmëruar në RTV Dukagjini duke prezantuar edhe diplomat e universitetit të Prishtinës dhe atë të Tiranës.

Haxhiu ka thënë se nëse Abazi nuk kërkon falje publike do të bëjë padi në gjykatë.

“Zotin Murati nuk kam mundur ta padisë pasi që deklaratën e ka bërë në Parlament pasi aty ka imunitet. Ndërsa këtu mund ta padisë zotin Abazi nëse nuk kërkon falje publike”, ka thënë Haxhiu.

Abazi është arsyetuar duke thënë se “fakti që Haxhiu ka diplomë nga Karaçi nuk do të thotë se nuk ka nga Prishtina apo Tirana”.

“Unë nuk thashë asgjë më shumë e asgjë më pak se ajo që u tha në Parlament e zoti Haxhiu nuk e ka demantuar”.

Zëvendëskryeministri thotë se është i gatshëm të përballet me Haxhiun kur është fjala për drejtësi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles