24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Edhe gjashtë raste me COVID-19, shkon në 132 numri i të infektuarve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjashtë raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 në vendin tonë.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.

Po ashtu, sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16.

Tashmë gjithsej në vendin tonë janë 132 raste me Covid-19.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles