Eksperti kryesor për coronavirusin në SHBA: Do të bëhet keq, shumë më keq, para se të bëhet më mirë

0
60

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se pandemia e Covid-19 në SHBA do të “përkeqësohet, shumë më keq, para se të bëhet më mirë”, por që distancimi shoqëror po punon për të zbutur përhapjen e virusit.

“Nuk ka dyshim në mendjen time ose në të cilitdo që di diçka rreth kësaj, që aktivitetet lehtësuese, ndarja fizike që ne po bëjmë qartë ka një ndikim pozitiv”, ka thënë Fauci.

“Ju nuk e shihni akoma në mënyrë dramatike, sepse ekziston dinamika, me virusin që bën atë që dëshiron të bëjë, dhe ne po përpiqemi ta shtypim atë me zbutje”, shtoi ai.

Në këtë drejtim, Fauci i bëri thirrje vendit të vazhdojë të ndjekë rekomandimet për distancimin shoqëror.

“Kjo është përgjigjja dhe krejt sinqerisht që është mjeti i vetëm që ne me të vërtetë kemi dhe i cili e dimë se është efektiv”, shpjegoi Fauci.

Ndryshe, coronavirusi po vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara me shpejtësi të madhe, e sidomos një përparim të madh e ka në shtetin e Nju Jorkut.

Tashmë ky shtet amerikan ka afërsisht 100 mijë të infektuar dhe mbi 2,500 të vdekur.

Atje spitalet janë të mbipopulluara, jo vetëm nga njerëzit e sëmurë, por edhe të tjerët që vetë po kërkojnë të bëjnë testin e Covid-19.