10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dashuria e politikanëve ndaj qengjave: Ministri Mustafa si Thaçi e Rama

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka premtuar përkrahje për sektorin e blegtorisë në të gjithë vendin.

Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar fermën e blegtorit Ismet Koci, në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës, i cili aktualisht në fermën e tij ka 400 dele dhe 250 qengja.

Nga aty Mustafa  ka shkrepur edhe një fotografi duke ushqyer një qengj,fotografi këto që nuk kishin qenë të rralla në politikën shqiptare, shkruan Reporteri.net.

Dashuria për qengjat nga politikanët kishte filluar nga presidenti Thaçi, i cili në kohën sa ishte kryeministër ishte shfaqur me një të tillë.

Pas tij, kishte qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nuk hezitoi të mbajë në dorë një nga kafshët shtëpiake më simpatike.

Megjithatë për ministrin Mustafa kjo është natyrshme për shkak se ai udhëheqë me sektorin e bujqësisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles